Rita Ora së shpejti i rikthehet muzikës
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se së shpejti do të angazhohet për të punuar në albumin e saj të ri. Në një video përmbledhëse të rutinës së saj, Rita mes të tjerash tregon se po i mungon studioja e incizimit dhe se mezi pret të shkojë në Los Anxheles […]

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë të ditur se së shpejti do të angazhohet për të punuar në albumin e saj të ri.
Në një video përmbledhëse të rutinës së saj, Rita mes të tjerash tregon se po i mungon studioja e incizimit dhe se mezi pret të shkojë në Los Anxheles për të punuar në këngë të reja.
“Po mendoj për albumin tim. Sapo të përfundoj këtë film, do të shkoj në LA për të incizuar më shumë muzikë. Sa hap e mbyll sytë do të bëhet 11 prill dhe do të jem në Atlanta për të performuar për Kylie Minogue”, u shpreh Rita.
Albumi i fundit që ajo solli në treg ishte “You & I”, i publikuar më 2023.