Rizvanolli: Furnizimi me ujë për zonat e prekura po kthehet në normalitet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit po i kthehet normalitetit. Në një postim të bërë në Facebook ku dhe ka publikuar një video, Rizvanolli ka bërë të ditur se qysh mbrëmë ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës

dhjetor 1, 2024 - 13:00
 0  7
Rizvanolli: Furnizimi me ujë për zonat e prekura po kthehet në normalitet
rizvanolli:-furnizimi-me-uje-per-zonat-e-prekura-po-kthehet-ne-normalitet

rizvanolli:-furnizimi-me-uje-per-zonat-e-prekura-po-kthehet-ne-normalitet

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit po i kthehet normalitetit.

Në një postim të bërë në Facebook ku dhe ka publikuar një video, Rizvanolli ka bërë të ditur se qysh mbrëmë ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Veriut dhe Zveçanit.

“Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”, ka shkruar Ministrja e Ekonomisë.

Ajo ka thënë se uji është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim si dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj, ndërsa shton se brenda orëve pritet të normalizohet furnizimi në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furznimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka shkruar ajo.