RMV duhet të harmonizon rregulloret me ato evropiane, të parandalon pastrimin e parave dhe terrorizmin, rekomandoi FMN-ja

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka stabilitet në sistemin bankar dhe ka kryer modernizimin e kuadrit monetar, ndërkohë ka edhe disa rekomandime, si përgatitja e kuadrit në luftën kundër larjes së parave d...

qershor 8, 2026 - 22:01
RMV duhet të harmonizon rregulloret me ato evropiane, të parandalon pastrimin e parave dhe terrorizmin, rekomandoi FMN-ja

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka stabilitet në sistemin bankar dhe ka kryer modernizimin e kuadrit monetar, ndërkohë ka edhe disa rekomandime, si përgatitja e kuadrit në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit, transmeton Portalb.mk.

“Ata gjithashtu rekomanduan harmonizimin e mëtejshëm të rregulloreve me standardet evropiane dhe forcimin e kuadrit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi Banka Popullore RMV-së në bazë të raportit të FMN-së, i përpiluar pas vizitës në periudhën nga 18 marsi e deri më 31 mars të këtij viti.

Ata theksojnë edhe nevojën për monitorimin e vazhdueshëm të rreziqeve që lidhen me rritjen e kredisë dhe ekspozimin e bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme. Në raport theksohet se vendi po vazhdon të përballet me ndikimet negative nga shoku global energjetik.

“Bordi Ekzekutiv i FMN-së shprehu kënaqësinë me modernizimin e kuadrit të politikës monetare dhe mbështetje për aktivitete të mëtejshme për të përmirësuar menaxhimin e likuiditetit dhe për të forcuar autonominë e bankës qendrore”, njoftoi Banka, duke shtuar se është “dhënë një vlerësim pozitiv për zbatimin e politikës monetare dhe kushtet në sistemin financiar”.

Në raport është vlerësuar sistemi financiar i RMV-së i qëndrushueshëm dhe i kapitalizuar mirë dhe shumë likuid.

Në lidhje me raportin e FMN-së ka reaguar edhe Ministria e Financave në RMV, duke theksuar se në raport ka vlerësime pozitive ndaj rritjes ekonomike dhe politikave fiskale.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.