RMV: Gjendje krize në gjithë vendin për shkak të energjisë dhe bllokimit të importeve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh, si pasojë e problemeve me burimet strategjike të energjisë The post RMV: Gjendje krize në gjithë vendin për shkak të energjisë dhe bllokimit të importeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 23, 2026 - 23:00
RMV: Gjendje krize në gjithë vendin për shkak të energjisë dhe bllokimit të importeve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh, si pasojë e problemeve me burimet strategjike të energjisë dhe pengesave në importin e tyre.

Vendimi parasheh aktivizimin e menjëhershëm të Qendra për Menaxhimin e Krizave, e cila do të funksionojë në seancë të vazhdueshme për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar të gjitha institucionet përkatëse.

Institucionet shtetërore obligohen të ndërmarrin masa konkrete për përballimin e krizës dhe tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga bllokimi i rrugëve dhe burimeve energjetike.

Kriza lidhet ngushtë me zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit me përfshirjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Si pasojë, rritja e kostove të importit të karburanteve ka detyruar shumë shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të ndërhyjnë me masa emergjente për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët. Gazeta Flaka

The post RMV: Gjendje krize në gjithë vendin për shkak të energjisë dhe bllokimit të importeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .