RMV-ja nga mesnata do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës
Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja, më të larta, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet për një denar, ndërsa dizeli do të shitet për një denarë e gjysmë më shtrenjtë në krahasim me çmimin […]
Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja, më të larta, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet për një denar, ndërsa dizeli do të shitet për një denarë e gjysmë më shtrenjtë në krahasim me çmimin e mëparshëm.
Kështu, çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 77 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 79 denarë, Eurodieseli (D-E V) për 72 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 70,50 denarë për litër.
Ndryshim ka edhe në çmimin me pakicë të mazutit, i cili gjithashtu rritet nga sonte dhe do të shitet me çmim prej 44,737 denarë për kilogram.