Vlera e shportës minimale në Maqedoninë e Veriut arriti mbi 62 denarë

 Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62 021,00 denarë, informojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për muajin nëntor paraqet 77 396,00 denarë, raporton MIA. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 e cila paraqet 61 249,00 është rritur […]

Nëntor 21, 2024 - 01:00
 0  9
Vlera e shportës minimale në Maqedoninë e Veriut arriti mbi 62 denarë
Çmimet në markete, Greqi. Foto: Portalb.mk

 Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62 021,00 denarë, informojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për muajin nëntor paraqet 77 396,00 denarë, raporton MIA.

Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 e cila paraqet 61 249,00 është rritur për 772,00 denarë.

“Nga të dhënat e vlerës së Shportës minimale sindikale është evidente se dikush pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve, ndërkaq nuk i respekton masat e Qeverisë të cilat krijohen për të ndihmuar qytetarët me të ardhura të ulëta”, thonë nga LSM.

Tregtarët, siç ceket në kumtesën e LSM-së, tregojnë se nuk kanë përgjegjësi shoqërore as respekt ndaj Qeverisë, nëse kemi parasysh se vlera e Shportës minimale sindikale në pjesën për ushqim dhe pije, një ditë pas përfundimit të masës së Qeverisë sërish është rritur për 609 denarë, ndërsa Shporta e përgjithshme minimale sindikale për 772 denarë dhe e njëjta është me vlerë 62.021,00 denarë.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor është regjistruar rritje e çmimeve te produktet bujqësore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkundër asaj se shpenzimet në përgjithësi janë ulur.

Kosto e jetesës dhe çmimet me pakicë në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje në muajin tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.