RMV-ja nikoqire e Forumit Energjetik në 2025, liderët botërorë të do të mblidhen në Shkup
Forumi i i 14-të Ndërkombëtar për Energjinë për Zhvillim të Qëndrueshëm në vitin 2025 do të mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk. Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale thekson se nisma erdhi nga ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska, e cila iu drejtua UNECE (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë). “Vendimi u mor […]
Forumi i i 14-të Ndërkombëtar për Energjinë për Zhvillim të Qëndrueshëm në vitin 2025 do të mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale thekson se nisma erdhi nga ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska, e cila iu drejtua UNECE (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë).
“Vendimi u mor pas përfundimit të forumit të 13-të i cili u zhvillua në fillim të dhjetorit, në Bangkok të Tajlandës, organizuar nga pesë komisione rajonale të Kombeve të Bashkuara (ECA, ECE, ECLAC, ESCAP dhe ESCWA)”, thanë nga Ministria.
Në Forum do të marrin pjesë ekspertë nga sektori i energjisë, përfaqësues të qeverive, entitete të OKB-së, organizata ndërkombëtare, komuniteti i biznesit dhe aktorë të tjerë të cilët do të diskutojnë çështjet kryesore, duke paraqitur aktivitetet për një tranzicion të drejtë energjetik.
Tranzicioni i energjisë, në kontekstin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, është transformimi kyç i nevojshëm për të arritur shumë nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të organizojë aktivitetin me UNDP-në, në koordinim me agjencitë përkatëse rajonale të Kombeve të Bashkuara.