RMV, në buxhetin e vitit 2025 janë siguruar 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë
Në Buxhetin për vitin 2025 janë siguruar mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar biznese, përkatësisht mbështetje financiare deri në […]
Në Buxhetin për vitin 2025 janë siguruar mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç për të filluar biznese, përkatësisht mbështetje financiare deri në 30.000 euro për biznes për të rinjtë, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Vauçeri për studentët prej 250 euro për blerjen e një pajisjeje elektronike do t’u mundësojë studentëve të kenë qasje në teknologjinë e nevojshme për të pasur sukses në botën digjitale të sotme.
“Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30.000 euro për të rinjtë për të filluar biznes do të thotë që ata mund t’i shndërrojnë idetë e tyre të biznesit në plane konkrete biznesi”, informojnë nga Qeveria.
Ndryshe, në industrinë e Maqedoninë e Veriut në muajin tetor është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 3.2 përqind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.6 % Produktet kapitale për 1.5 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 24.3 % derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë regjistruar 10 010 vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, më shumë te tregtia me shumicë dhe me pakicë për riparimin e automjeteve dhe motoçikletave (2 359) dhe industria përpunuese (2 220).