RMV, nga 643 licenca të kontrolluara deri më tani, 97 persona juridikë nuk plotësojnë kërkesat ligjore
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në konferencën për shtyp kumtoi se po bëhet kontroll i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për planifikim urbanistik, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se prej inspektimit të deritanishëm është konstatuar se: Prej mbi 1100 licenca të dhëna, janë kontrolluar gjithsej 643 […]


Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në konferencën për shtyp kumtoi se po bëhet kontroll i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për planifikim urbanistik, transmeton Portalb.mk.
Ai theksoi se prej inspektimit të deritanishëm është konstatuar se:
Prej mbi 1100 licenca të dhëna, janë kontrolluar gjithsej 643 licenca.
Te 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të licencave, personat juridik kanë pushuar së plotësuari kushtet ligjore në bazë të të cilave të njëjtat janë dhënë për shkak se do të merren vendime për heqjen e licencave.
E shprehur në numra kjo do të thotë:
13 personave juridik u është hequr licenca A për kontraktorët e ndërtimit të kategorisë së parë
34 personave juridikë u është hequr licenca B për kontraktorët e ndërtimit të kategorisë së dytë,
dy personave juridikë u është hequr licenca A për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë,
gjashtë personave juridikë u është hequr licenca B për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së dytë,
tre personave juridikë u është hequr licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë,
20 personave juridikë u është hequr licenca B për projektimin e objekteve të kategorisë së dytë,
dy personave juridikë u është hequr licenca B për auditimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimet e kategorisë së dytë,
një personi juridik i është hequr licenca për menaxher për mirëmbajtjen e objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë,
16 personave juridikë u është hequr licenca për përgatitjen e planeve urbanistike, kumtoi ministri i Transportit Nikolloski.
Gjithashtu ai paralajmëroi edhe ndryshime ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjeve në procesin e licencimit
Kontrollet e intensifikuara vijnë pas tragjedisë në Koçan ku në një klub nate u dogjën 59 persona.
- LEXO: Aksion në Tetovë dhe Gostivar: MPB ka kontrolluar 16 objekte hotelierike, dy prej tyre janë mbyllur
Ndryshe, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.