Pushoj së rrahuri zemra e Melisës së vogël, shkolla ku mësonte shpreh ngushëllime!
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, ju prindër e bashkëvendas, me zemër të rënduar e me pikëllim të thellë sot morrëm lajmin se pas një beteje me një sëmundjeje të The post Pushoj së rrahuri zemra e Melisës së vogël, shkolla ku mësonte shpreh ngushëllime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, ju prindër e bashkëvendas, me zemër të rënduar e me pikëllim të thellë sot morrëm lajmin se pas një beteje me një sëmundjeje të rëndë, ndëroi jetë nxënësja e shkollës tonë Melisa Asani, me ç’rast shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve, shokëve e miqve, qëndron në njoftimin e shkollës fillore të fshatit Çajlë.
“Prehu e qetë ,o engjëll i bukur. Sot shkollës tonë iu zbar një karrige. mbeti e thatë karrigja të cilën e ndriconte buzëqeshja e Melisës. Klasa është mbuluar me hijen e zezë, shkollës po i shuhet dhe një dritë, mësuesëve u janë shterur fjalët. Mësimi të mbetë në gjysëm Melisa jonë, shembull i një luftëtarje e cila sot shpirtin e vet ia dorëzoi Zotit, atij që e deshti më shumë se ne. Udhëto e qetë drejt parajsës bija jonë, sepse, tash dhimbjet janë pushuar. Push e qetë, ti shembull i sakrificës, kusho sot Melisë, sot kur afër teje ndodhen gjithë ata që e njohën forcën tënde. Do na mungposh Melisa jonë, do ta ndajmë dhimbjen bashkë me nënën tënde heroinë, dhe me mësuesen të cilës ia shëmtove klasën e mësimit, ia ndale në fyt. Pusho e qetë voglushe e kujtimeve tona, sepse, ti nuk do të harrohesh kurrë. Na prit Melisë, se një ditë atje do të takohemi për të të parë të shëruar dhe për të vazhduar mësimet aty ku i le. Qofsh lulja më e bukur e kopshteve të Parajsës yll i pashuar nën qiellin e fshatit tonë. Ngushëllime nga stafi drejtues,mësimdhënës,punëtorë,shokë e shoqe”, qëndron në njoftimin e shkollës fillore “Çajlë”.
Ngushëllime të përzemërta për familjen e pikëlluar të Melisës shpreh edhe redaksia e Agjencisë së lajmeve Flaka dhe portalit informativ Gostivari Sot. Flaka
The post Pushoj së rrahuri zemra e Melisës së vogël, shkolla ku mësonte shpreh ngushëllime! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .