Tërmet me magnitudë prej 3 ballësh dridhi Maqedoninë e Veriut
Sot në ora 13:09 një tërmet me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter është regjistruar në zonën epiqendrore të Vallandovës, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori Sizmologjik, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet 3 gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane. “Rrjeti telemetrik […]
Sot në ora 13:09 një tërmet me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter është regjistruar në zonën epiqendrore të Vallandovës, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave aktuale që disponon Observatori Sizmologjik, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet 3 gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, sot, 27.11.2024 në ora 13:00 , ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 132 km në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Vallandovës me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0”, informuan nga Observatori.