Mashtrimi: Venko Filipçe nuk ofron sigurim shëndetësor në bashkëpunim me mjekët amerikanë
Nuk është e vërtetë që Filipçe ofron “një proces regjistrimi të sigurimit shëndetësor në bashkëpunim me disa mjekë të nderuar nga Shtetet e Bashkuara”. Profili në Facebook nga i cili është shpërndarë ky postim nuk është i Venko Filipçes dhe as nuk ka qenë ndonjëherë i tij, por është i rremë. Ai konfirmoi për “Vërtetmatësin” […]
Nuk është e vërtetë që Filipçe ofron “një proces regjistrimi të sigurimit shëndetësor në bashkëpunim me disa mjekë të nderuar nga Shtetet e Bashkuara”. Profili në Facebook nga i cili është shpërndarë ky postim nuk është i Venko Filipçes dhe as nuk ka qenë ndonjëherë i tij, por është i rremë. Ai konfirmoi për “Vërtetmatësin” se nuk ka menaxhuar asnjëherë llogarinë në Facebook nga e cila janë përhapur pretendimet e rreme të sigurimit shëndetësor, por se dikush ka abuzuar me identitetin dhe fotot e tij, transmeton Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook të cilin e ka shpërndarë një profil me një fotografi të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, ku shkruhet:
Aktualisht është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit të sigurimeve shëndetësore, në bashkëpunim me disa mjekë të nderuar nga Shtetet e Bashkuara. Ky plan i veçantë i sigurimit shëndetësor ofron një gamë të plotë mbulimi prej dhjetë vjetësh, duke ofruar mbrojtje të besueshme dhe të sigurt për shëndetin tuaj edhe në të ardhmen.
Ky profil nuk është i Venko Filipçes, as nuk ka qenë ndonjëherë i tij, por është i rremë, ka konfirmuar ai për “Vërtetmatësin”. Nuk është e vërtetë që Filipçe ofron “një proces regjistrimi të sigurimit shëndetësor në bashkëpunim me disa mjekë të nderuar nga Shtetet e Bashkuara”.
Filipçe është neurokirurg në Klinikën e Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Nënë Tereza dhe nuk mban asnjë post në Ministrinë e Shëndetësisë apo Qeveri. Ai tha për “Vërtetmatësin” se asnjëherë nuk ka menaxhuar profilin në Facebook nga i cili janë përhapur pretendime të rreme për sigurimet shëndetësore, por se dikush po keqpërdor identitetin dhe fotot e tij.
Profili i rremë në Facebook keqpërdor fotot e Filipçes që janë postuar edhe në faqen zyrtare të LSDM-së, duke e bërë të vështirë njohjen. Një numër i madh qytetarësh filluan të kërkojnë më shumë informacion se si të aplikojnë për kartat shëndetësore të pretenduara dhe inekzistente.
Më pas janë postuar udhëzime nga profili i rremë në Facebook, ku kërkohet nga qytetarët që të sigurojnë fotokopje të kartave të identitetit në aplikacionin WhatsApp.
Në këtë mënyrë, mashtruesit tentojnë të marrin informacion personal dhe bankar nga qytetarët dhe të zbrazin llogaritë e tyre bankare. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska deklaroi se profili është raportuar, nuk i përket Filipçes, e as që është në funksion të partisë.
Edhe nga partia LSDM sqaruan se profili është i rremë.
Ju njoftojmë se është krijuar një profil i rremë në Facebook me keqpërdorim të emrit, të dhënave dhe fotografive të kryetarit të LSDM-së, dr.Venko Filipçe. I njëjti profil i rremë po përhap përmbajtje të papërshtatshme dhe të rremee, thirrje për anëtarësimi, thirrje për sigurime shëndetësore fiktive dhe qytetarët drejtohen në mesazhe private. U bëjmë thirrje qytetarëve dhe anëtarëve që të mos bien pas kësaj dhe të mos ndajnë asnjë të dhënë personale që mund të keqpërdoret nga mashtruesit që i kanë krijuar ato. Dallimi në mes të profilit zyrtar të kryetarit të LSDM-së dhe atij të rrejshëm mund të dallohet më lehtë përmes simbolit blu të verifikimit që ekziston vetëm në profilin zyrtar të Dr. Venko Filipçes. Profili i rremë tashmë është raportuar dhe presim reagim të shpejtë për ta fshirë, thonë nga LSDM.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.