RMV, nga liria janë privuar tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës për drejtim të automjeteve nën ndikim të alkoolit
Nëpunës policor nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor – Kumanovë dhe nëpunës policor nga Sektori policor për siguri në komunikacionin rrugpr – Kratovë sot i kanë privuar nga liria A.M.(38) nga Kumanova, A.R.(49) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës dhe Z.L.(60) nga fshati Stracin i Kratovës, njofton Portalb.mk. MPB kumtoi se gjatë kontrollit […]


Nëpunës policor nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor – Kumanovë dhe nëpunës policor nga Sektori policor për siguri në komunikacionin rrugpr – Kratovë sot i kanë privuar nga liria A.M.(38) nga Kumanova, A.R.(49) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës dhe Z.L.(60) nga fshati Stracin i Kratovës, njofton Portalb.mk.
MPB kumtoi se gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor në Kumanovë, nëpunësit policor kanë konstatuar se tek A.M., i cili ka drejtuar automjetin “citroen”, janë matur 1,56 promilë alkool në gjak, ndërsa tek A.R. i cili ka drejtuar automjet “opel” janë matur 1,55 promilë alkool. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor në Kratovë, Z.L. nuk është ndalur në shenjën për t’u ndalur dhe ka tentuar të ikë, por shpejtë është ndaluar dhe nëpunësit policor tek ai kanë matur 2,28 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime sipas nenit 297-A nga Kodi Penal “drejtim automjeti i pakujdesshëm”.