Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Besart Kelmendi – Gjesti është shpallur fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Në këtë rrugëtim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka pasur përkrahje të madhe. Njëri nga artistët që e ka mbështetur më së shumti është Arkimed Lushaj – Stresi. Foto: Screenshot/Instagram Ai ka qenë pranë këngëtarit pejan në […]

Prill 27, 2025 - 19:00
 0  4
Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Besart Kelmendi – Gjesti është shpallur fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Në këtë rrugëtim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka pasur përkrahje të madhe.

Njëri nga artistët që e ka mbështetur më së shumti është Arkimed Lushaj – Stresi.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka qenë pranë këngëtarit pejan në çdo moment duke i dërguar drona e duke bërë postime për të.

Pas daljes dhe përfundimit të këtij spektakli, dyshja shihet se janë takuar me njëri-tjetrin.

Ka qenë Gjesti që ka ndarë një postim në InstaStory, ku edhe e falënderon për përkrahjen.

“Faleminderit për përkrahjen vëlla”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjesti tani po vazhdon me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.