RMV, padi ndaj inspektorit nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht në punë kryeshefin e policisë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një inspektori nën dyshimet se ka sulmuar në orarin e punës kryeshefin e Njësisë për Punë të Brendsgme në Radovish, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër B.I. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një inspektori nën dyshimet se ka sulmuar në orarin e punës kryeshefin e Njësisë për Punë të Brendsgme në Radovish, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër B.I. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” nga neni 383 paragrafi 2 i Kodit Penal”, raportoi Policia, duke theksuar që i dyshuari do të largohet nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit.
Ai më 20 dhjetor të vitit të kaluar në objektin zyrtar të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike, ka sulmuar fizikisht kreshefin e Njësisë për Punë të Brendshme në Radovish, O.G.