Afër 10 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga dielli e era
Maqedonia e Veriut gjatë muajit shtator ka shpenzuar 389 954 MWh energji elektrike, ndërkohë 99.9 e kësaj energjie është prodhuar në vend, ndërsa afër 10 përqind vjen nga panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk. “Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në shtator 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është […]


Maqedonia e Veriut gjatë muajit shtator ka shpenzuar 389 954 MWh energji elektrike, ndërkohë 99.9 e kësaj energjie është prodhuar në vend, ndërsa afër 10 përqind vjen nga panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk.
“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në shtator 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 389 954 МWh energji elektrike, 30.681 mil. nm3 gaz natyror, 234 251 ton qymyr dhe 110 437 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në muajin shtator, 37.6 përqind energjisë elektrike është prodhuar te termocentralet e kombinuara, 36.1 përqind te termocentralet, 15.7 përqind te hidrocentralet, 6.4 përqind te panelet solare, 3.1 përqind te turbinat e erës, 1.1 përqind te centralet me biogaz.