Zëvendësministrja e Mbrojtjes së RMV-së Elfete Ismaili mori pjesë në mbledhjen e kontakt grupit të Ukrainës, pjesëmarrës edhe Zelensky
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe sigurisë globale. Ismaili tha se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd […]
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe sigurisë globale. Ismaili tha se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të kontribuar në fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, transmeton Portalb.mk.
“Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Grupit të Kontaktit. Ky grup, i formuar nga shtete të ndryshme, ka qenë një platformë kyçe për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Poashtu gjatë qëndrimit tim zyrtar, pata mundësinë të bashkëbisedoj me sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-ve z.Austin, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aleatëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kontribuar me donacione dhe angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, një format ministror që mbështet Ukrainën dhe do të vazhdoj të kontribuoj në përpjekjet globale për stabilitet dhe paqe”, ka shkruar zëvendësministrja Ismaili.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov dje tha se në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ka filluar takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.
Ministri Umerov në deklaratën me shkrim nga llogaria e tij e medias sociale tha se në kuadër të takimit është takuar me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin dhe se ka diskutuar për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Në takim do të diskutohet ‘harta udhërrëfyese’ që do të përbëjë bazën për t’i ofruar Ukrainës mbështetje dhe ndihmë për mbrojtjen ajrore, artileri, automjete të blinduara, mjete ajrore pa pilot, forcat ajrore, sigurinë detare dhe zona të tjera të rëndësishme të paktën deri në vitin 2027”, tha Umerov i cili shtoi se dokumenti në fjalë do të miratohet nga liderët e koalicionit.