U anulua konkursi për punësim në Likovë pas ankesës së ministrit
Inspektorati Shtetëror i Punës, pas parashtresës nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, e ka anuluar shpalljen për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova, dhe punëdhënësi është njoftuar për duhet të eliminohen parregullsitë, raporton MIA. Ministri Minçev sot e përshëndeti reagimin e shpejtë dhe profesional të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), i cili pas […]
Inspektorati Shtetëror i Punës, pas parashtresës nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, e ka anuluar shpalljen për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova, dhe punëdhënësi është njoftuar për duhet të eliminohen parregullsitë, raporton MIA.
Ministri Minçev sot e përshëndeti reagimin e shpejtë dhe profesional të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), i cili pas një ankese konstatoi se shpallja për punësim në Ndërmarrjen Komunale “Pisha” nga Likova është publikuar në kundërshtim me rregulloret në fuqi.
“Inspektorati Shtetëror i Punës ka informuar se më 8 janar të vitit 2025, pas një parashtrese të pranuar, në Ndërmarrjen Publike “Pisha” është kryer një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit është vërtetuar se shpallja për punësimin e katër personave nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Rregulloren për elementet e detyrueshme të shpalljeve publike. Si rezultat, shpallja është anuluar dhe punëdhënësi është njoftuar për nevojën për eliminimin e parregullsive”, theksohet në kumtesë.
Minçevi shpreh kënaqësi për masat e marra, të cilat sigurojnë respektimin e normave ligjore dhe garantojnë të drejtën për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Thekson se funksionimi i institucioneve është i mundur dhe se Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e sistemit të punësimit në sektorin publik, me synimin për të siguruar procese të drejta, transparente dhe profesionale.
Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev, më 3 janar ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm në lidhje me konkursin për punësim të Ndërmarrjes Publike Komunale “Pisha”.
Minçev ka shprehur shqetësim në lidhje me konkursin e kësaj ndërmarrje ku kërkohet punësimi i katër personave, ku si kriter përcaktohet përkatësia etnike.