RMV, shkalla e rritjes së PBB-së për tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3%

Sipas vlerësimit të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3.0 %, transmeton Portalb.mk. Në tremujorin e tretë të vitit 2024, rritje është vërejtur në sektorët G, H edhe I – Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe […]

dhjetor 9, 2024 - 17:00
 0  7
RMV, shkalla e rritjes së PBB-së për tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3%
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, komunikacion, ndertime, ndertesa, banesa, institucione

Sipas vlerësimit të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3.0 %, transmeton Portalb.mk.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024, rritje është vërejtur në sektorët G, H edhe I – Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; akmodimi dhe shërbimi ushqimor nga 10.6 % edhe M edhe N – Veprimtaritë profesionale, shkencore edhe teknike; shërbime administrative edhe mbështetëse nga 9.0 %.

Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jo fitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, në mënyrë nominale rritet për 3.9%, ndërsa pjesmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm-bruto është 67.7 %.

Në periudhën e njejtë, eksporti i mallrave edhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 2.0% edhe te importi i mallrave edhe shërbimeve në mënyre nominale është zvogëluar për 1.0%.

Investimet bruto në tremujorin e tretë të vitit 2024 shënuan rritje në pjesën e investimeve bruto në asete fikse edhe rënie në ndryshimine inventareve.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje të Bruto Produktit Vendor (BPV) në vitin e kaluar, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 ishte 14.5 miliard euro, ndërsa në vitin 2022 ishte 13.2 miliard euro.