RMV, të martën do të protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive dhe të Entit Shtetëror të Statistikave

Të martën do të protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive, transmeton Portalb.mk. Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore […]

Jan 10, 2025 - 19:00
 0  3
RMV, të martën do të protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive dhe të Entit Shtetëror të Statistikave
Bankë. Foto: Portalb.mk

Të martën do të protestojnë punonjësit e gjashtë ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive, transmeton Portalb.mk.

Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, në protestë pritet të marrin pjesë punonjësit e Ministrisë së Kulturës; Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Çështjeve Evropiane; Transformimit Digjital; Transportit dhe Lidhjeve.

Megjithatë, ai thotë se të hënën do të dihet saktësisht se kush do të marrë pjesë në protestë, pasi ekziston mundësia që të bashkohen edhe punonjës nga ministritë e tjera.

“Të hënën do të shpallim zyrtarisht se kush do të marrë pjesë në protestë. Deri tani janë gjashtë ministri që do të dalin në protestë, si dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikave. Kërkesat tona janë nënshkrimi i një marrëveshjeje kolektive, me të cilën punonjësit do të kenë rritje shtesë të pagave 30 për qind”, tha Deanoski në një deklaratë për MIA.

Dy ditë më parë në protestë dolën edhe punonjësit të Avokaturës Shtetërore të cilët kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 për qind.

Nga Avokatura Shtetërore thanë se të gjitha prokuroritë në vend janë në grevë dhe se kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë edhe të punësuarit e Avokaturës së Shtetit kanë hyrë në grevë nga 8 janari, të cilët kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive e cila do të përfshijë rritje shtesë të pagave prej 30 përqind.