RMV, të punësuarit në Avokatin e Shtetit kanë hyrë në grevë, kërkojnë rritje të shtesave të pagave
Të punësuarit në Avokatin e Shtetit kanë dalë nga sot në grevë, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të përfshijë rritje të shtesave të pagave prej 30 përqind, transmeton Portalb.mk. Nga Sindikata e punëtorëve të administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAAGjShQ) thanë për MIA-n se ka grevë në të gjitha […]
Të punësuarit në Avokatin e Shtetit kanë dalë nga sot në grevë, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të përfshijë rritje të shtesave të pagave prej 30 përqind, transmeton Portalb.mk.
Nga Sindikata e punëtorëve të administratës, autoriteteve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (SPAAGjShQ) thanë për MIA-n se ka grevë në të gjitha avokatët e shtetit në vend dhe se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.
Të martën e ardhshme, më 14 janar, punonjës të disa ministrive pritet të protestojnë për shkak se nuk u është dhënë 30 përqind shtesë pagash. Protesta do të zgjaste gjysmë ore para godinave të ministrive nga ora 11.30 deri në mesditë.
Vendimi për grevë të punonjësve në disa institucione dhe ministri shtetërore vjen pasi Minstria e Financave nuk miratoi shtesën e pagës prej 30 përqind, pra nuk u kaluan kontratat kolektive pa të cilat nuk mund të marrin shtesën.
SPAAGjShQ vlerëson se punëtorët e këtyre ministrive janë të diskriminuar ndaj punonjësve të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Sekretariatit të Përgjithshëm, një pjesë të shëndetësisë, arsimit dhe financave, të cilëve u është miratuar kontrata kolektive dhe u mundësohet pagesa e shtesave.