Mijallkov është parë dhe filmuar me një “Ferrari” në Monako

Ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov është parë në Monako para një restoranti luksoz me një “Ferrari” të kuq. Videon e ka publikuar portali “Skopje 1”, ku thuhet se është realizuar në Monte Karlo dhe është publikuar në Instagram mbi 17 orë më parë, transmeton Portalb.mk. Sipas çmimeve të shpërndara online, siç shkruan […]

Jan 8, 2025 - 17:00
 0  5
Mijallkov është parë dhe filmuar me një “Ferrari” në Monako
Sasho Mijallkov thuhet se është parë në Monako. Foto nga Skopje 1

Ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov është parë në Monako para një restoranti luksoz me një “Ferrari” të kuq. Videon e ka publikuar portali “Skopje 1”, ku thuhet se është realizuar në Monte Karlo dhe është publikuar në Instagram mbi 17 orë më parë, transmeton Portalb.mk.

Sipas çmimeve të shpërndara online, siç shkruan “Skopje 1”, vetura e markës Ferrari e Mijallkovit, varësisht nga viti i prodhimit kushton nga 629.990 deri në 709.900 dollarë.

Në video shihet se si ai mbërrin, e lë veturën në parking dhe futet në objekt.

Sipas fotove bëhet fjalë për restorantin “Louis 15” në Monako.

Mijallkov u akuzua dhe u dënua për disa krime të cilat i kishte hapur ish- Prokuroria Speciale Publike (PSP), por më kryesoret iu vjetërsuan. Nga të gjitha krimet, ai ka vuajtur dënimin vetëm për rastin “Perandoria”, në të cilën u deklarua fajtor në një marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendohej fillimisht nga atëherë kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, 30 milionë euro. Më pas, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në shumën dyfish më pak.

Dënimin me burg e ka vuajtur në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes e ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër.

Mijalkov u lirua nga burgu më 23 maj 2024.