RMV, u dënua edukatorja e çerdhes pasi fëmijëve u jepte cigare elektrike

Gjykata Themelore në Veles e ka dënuar edukatoren e një çerdhe për keqpërdorim të pozitës dhe autoriteti zyrtar, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. E punësuara në çerdhe u dënua pasi fëmijëve u kishte dhënë cigare elektrike për të pirë. Gjykata e kishte dënuar me kusht, ndërsa I […]

shkurt 4, 2025 - 03:00
 0  3
RMV, u dënua edukatorja e çerdhes pasi fëmijëve u jepte cigare elektrike
Fëmijët në çerdhe gjatë orës mësimore. Foto Portalb. mk

Gjykata Themelore në Veles e ka dënuar edukatoren e një çerdhe për keqpërdorim të pozitës dhe autoriteti zyrtar, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

E punësuara në çerdhe u dënua pasi fëmijëve u kishte dhënë cigare elektrike për të pirë.

Gjykata e kishte dënuar me kusht, ndërsa I ka ndaluar për 5 vjet të ushtrojë profesionin e edukatoret, ndërsa Prokuroria parashtroi ankesë në lidhje me këtë vendim.