BDI: Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për shkak të shantazhit dhe korrupsionit

Bashkimi Demokratik për Integerim thotë se Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për arsye të, siç thonë ata, akuzave për korrupsion dhe shantazh. Nga BDI pretendojnë se pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, ku sipas tyre, është konstatuar keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Mexhiti dhe stafi i tij në kabinet, […] The post BDI: Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për shkak të shantazhit dhe korrupsionit appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 22, 2025 - 18:00
 0  6
BDI: Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për shkak të shantazhit dhe korrupsionit

Bashkimi Demokratik për Integerim thotë se Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për arsye të, siç thonë ata, akuzave për korrupsion dhe shantazh. Nga BDI pretendojnë se pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, ku sipas tyre, është konstatuar keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Mexhiti dhe stafi i tij në kabinet, kompetencat e Mexhitit kalojnë te Drejtoria e Mjedisit, që udhëhiqet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

“Me këtë vendim, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë. Ky veprim ka ardhur si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarë dhe kompani, të cilët janë kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative”, thonë nga BDI.

Por Ministria e Mjedisit përgënjeshtron. Nga atje thonë se Mexhiti, LD dhe koalicioni VLEN i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta.

“Izet Mexhiti, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizja Demokratike dhe koalicioni VLEN, i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar me institucionet, me kapacitet të plotë, dhe me projekte që realizohen në të mirë të qytetarëve gjithandej vendit, e jo siç ka bërë BDI për një grusht njerëzish dhe familjarët e tyre që janë pasuruar pa meritë në kurriz të popullit shqiptar”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga Ministria e Mexhitit thonë se do të vazhdojnë mandatin me sanimin e politikave të gabuara 22 vjeçare të BDI-së./Alsat.mk

The post BDI: Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, për shkak të shantazhit dhe korrupsionit appeared first on InfoShqip.com.