Rosoklija: I ruaj të gjitha pëlqimet e familjeve të të ndjerëve, indet e të cilëve janë dërguar për hulumtim
Shkup, 5 shkurt – “Një anëtari të familjes së të ndjerit i jepet një letër informuese, ftohet për bisedë dhe i shpjegohet se çfarë pritet prej tyre. Nëse familja pajtohet,…
Shkup, 5 shkurt – “Një anëtari të familjes së të ndjerit i jepet një letër informuese, ftohet për bisedë dhe i shpjegohet se çfarë pritet prej tyre. Nëse familja pajtohet, atëherë anëtari i familjes vjen në një bisedë me psikologun ose psikiatrin. Para se të fillojë biseda, psikologu ose psikiatri i kërkon anëtarit të familjes të nënshkruajë formularin e pëlqimit. Ky është një formular me të cilin jepet pëlqimi që indi të përdoret për qëllime shkencore.”
Këtë deklaratë për Televizionin Kanal 5 e dha Gorazd Rosoklija, shkencëtar maqedonas në fushën e hulumtimit të neuropatologjisë dhe neuroimunologjisë, i cili që nga viti 1992 është profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Columbia në SHBA. Deklarata e tij vjen pasi në opinionin publik u shfaqën dyshime se pa pëlqimin e familjeve ishin dërguar truri i personave të ndjerë nga Maqedonia për qëllime shkencore.
Rosoklija thekson se “çdo familje ka të nënshkruar formularin e pëlqimit dhe vetëm mbi këtë bazë mund të punojmë me atë ind. Të gjitha këto formularë pëlqimi i ruaj unë, edhe pse pas pesë vitesh nga përfundimi i projektit nuk ka obligim të ruhen, unë i ruaj”.
