Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodhë që Qeveria e Kosovës të bllokojë të hyrat vetanake të kryeqytetit. Ai ka thënë se shërbime jetike të kryeqytetit që përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi, ndihmë sociale janë në prag të ndërprerjes të hënën.

Nëntor 23, 2025 - 17:30
 0
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike
Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike

Nga e hëna ndërpritet transporti publik në kryeqytet, Rama: Buxheti u bllokua për inate politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodhë që Qeveria e Kosovës të bllokojë të hyrat vetanake të kryeqytetit.

Ai ka thënë se shërbime jetike të kryeqytetit që përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi, ndihmë sociale janë në prag të ndërprerjes të hënën.

Rama ka thënë se sapo ka përfunduar takimin me përfaqësues të transportit urban dhe të shoqatës së transportuesve të sektorit privat “të cilët për fat të keq kanë njoftuar se nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet”.

Ai ka thënë se buxheti është bllokuar për çështje politike.

“Bëhet fjalë për funksione elementare të kryeqytetit tonë, për mirëqenien e fëmijëve tanë, të moshuarve dhe familjeve tona. Për mbi një vit kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. As një kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është bllokuar për çështje krejtësisht politikë. 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye kam lajmëruar që kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati dhe zyrtarëve përgjegjës për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar edhe kryeministrit në detyrë dhe presidentes dhe kemi kërkuar shqyrtim urgjent edhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se paralajmërime për ndërprerje të shërbimeve kanë marrë edhe nga ndërmarrje tjera.

“Nuk kam besuar kurrë që qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik nga interesa zgjedhore”, ka thënë ai.

Rama u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa, pasi sipas tij “zgjedhjet kanë përfunduar”.