Djali i deputetit të BDI-së, Jahoski u dërgua në Burgun e Shutkës

Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor, transmeton TV21. Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës). “Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe […]

Mars 14, 2025 - 21:00
 0  3
Djali i deputetit të BDI-së, Jahoski u dërgua në Burgun e Shutkës
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helsinkit

Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor, transmeton TV21.

Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës).

“Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe ricaktohet masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës nga neni. 165. paragrafi 1 pika. 1 dhe 2, përkatësisht, Rreziku i arratisjes dhe rrethanave që tregojnë se ai mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët. Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe nga stacioni policor kompetent është marrë njoftim se personi është siguruar dhe dërguar në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Më tej njoftohet se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Ndryshe, gjyqtari në procedurë paraprake më 11 mars ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Ratko Kapushevskin, drejtor i përgjithshëm i kompanisë RKM për tregti me energji dhe derivatet e naftës dhe dy personave të tjerë të përfshirë në hetimin për blerjen e mazutit për TC “Negotinë”, ndërsa gjykata kishte refuzuar masën e paraburgimit për Asmir Jahoskin.

Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuan 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Asmir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.