Ruzhdi Shehu denoncon projektin “Jackpot” prej 777 mijë eurosh të qeverisjes së AAK-së

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimeve të qeverisjeve të kaluara, duke sjellë në vëmendje një rast konkret të vitit 2019 kontratën për “Ndërtimin e Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes”, e nënshkruar nga ish-kryetari Agron Kuçi në vlerë prej 777,777.77 euro, shkruan Gazeta Projekti. Shehu tha se buxheti i […]

Nëntor 2, 2025 - 22:00
 0
Ruzhdi Shehu denoncon projektin “Jackpot” prej 777 mijë eurosh të qeverisjes së AAK-së

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimeve të qeverisjeve të kaluara, duke sjellë në vëmendje një rast konkret të vitit 2019 kontratën për “Ndërtimin e Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes”, e nënshkruar nga ish-kryetari Agron Kuçi në vlerë prej 777,777.77 euro, shkruan Gazeta Projekti.

Shehu tha se buxheti i Komunës është i kufizuar, ndërsa nevojat e qytetarëve janë të mëdha, prandaj planifikimi i kujdesshëm dhe menaxhimi i ndershëm janë domosdoshmëri.

Ai theksoi se çdo kontratë në Komunën e Junikut duhet të nënshkruhet me duar të pastra dhe me ndërgjegje të pastër, në të mirë të qytetarëve.

“Si shembull i së kaluarës, kemi kontratën ‘jackpot’ të vitit 2019 me vlerë 777,777.77 euro, e cila as sot nuk është përfunduar. Madje edhe prona ku është nisur ndërtimi i objektit është në kontest pronësor,” shkroi Shehu.

Ai përmendi se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se kjo kontratë është nënshkruar me 612,777 euro më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht, duke e cilësuar këtë si shembull të qartë të keqmenaxhimit financiar. Për më tepër, sipas tij, vetëm një tabelë informuese është paguar rreth 20 mijë euro, ndonëse vlera reale e saj është vetëm disa qindra euro.

“Kjo është arsyeja pse sot Juniku duhet të zgjedhë ndershmërinë dhe jo bixhozin me paratë publike,” theksoi Shehu, duke shtuar se koha e ‘Jackpoteve’ ka marrë fund në Junik.

Ai i ftoi qytetarët që më 9 nëntor të votojnë për programin e ndershmërisë dhe duarve të pastra, duke e çuar Junikun përtej abuzimeve dhe klientelizmit politik.

Statusi i tij i plotë:

Të dashur junikas,

Buxheti i Komunës është i vogël ndërsa nevojat e Junikut janë të mëdha. Prandaj planifikimi i duhur është i domosdoshëm. Po ashtu, çdo kontratë e Komunës së Junikut duhet të nënshkruhet dhe ekzekutohet me ndershmëri dhe duar të pastërta.

Si shembull, në kohën e qeverisjes së kaluar, konkretisht në vitin 2019 është nënshkruar kontrata me titull “Ndërtimi i Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes”. Vlera e kontratës së nënshkruar është 777,777.77 euro. Pra krejt 7she, sikurse Jackpoti në bixhoz.

Problemi është që ky projekt nuk është përfunduar asnjëherë. Në fakt, edhe prona ku është filluar të ndërtohet objekti është në kontest pronësor. Pra cilat janë rezultatet sot, mbi 6 vite pas lidhjes së kësaj kontrate nga ish-kryetar Agron Kuçi.

Natyrisht që kjo kontratë ka qenë subjekt i trajtimit edhe nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. E gjetura e auditorit është formuluar si në vijim “Kontrata ishte nënshkruar me një diferencë prej 612,777 euro më të lartë sesa vlera e planifikuar”. Pra Komuna i ka planifikuar 100,000 euro dhe kontrata “jackpot” është lidhur 777,777.77 euro (65,000 euro kanë qenë bashkëfinancim nga qeveria).

Në këtë kontratë, vetëm një tabelë informuese është paguar rreth 20,000
euro. Paramendoni, një tabelë që kushton 200 ose 300 euro është paguar rreth 20,000 euro. Ky është dallimi në mes të LDK-së dhe AAK-së në Junik.

Të dashur bashkëvendas,

Ka kaluar koha e Jackpoteve sikurse te rasti i kullës në Moronicë ose rasti i lumit Erenik. Asnjë patericë nuk mund t’i ndihmoj Agron Kuçit që të sërish të vjen në pushtet për të shpëndarë jackpote të tjera, sikurse në 12 vitet e keq-qeverisjes së tij.

Prandaj me 9 nëntor, Juniku duhet të votoj për programin tonë të ndershmërisë dhe duarve të pastërta.

#LDK113
#JunikuPërtej