Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

“Holokausti i hebrenjve të Maqedonisë dhe pjesëve të pushtuara atëherë të Greqisë dhe Serbisë nga pala bullgare është pjesë e historisë botërore të Holokaustit dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje që mund të negociohet”, ky është një nga mesazhet që në fjalën e tij të sotme, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit […]

Jan 27, 2025 - 23:00
 0  7
Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

“Holokausti i hebrenjve të Maqedonisë dhe pjesëve të pushtuara atëherë të Greqisë dhe Serbisë nga pala bullgare është pjesë e historisë botërore të Holokaustit dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje që mund të negociohet”, ky është një nga mesazhet që në fjalën e tij të sotme, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i dërgoi Goran Sadikario, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë në Shkup.

Sadikario thotë se “kompromentimi i së vërtetës historike rreth Holokaustit të hebrenjve maqedonas mund të komprometojë statusin unik të Holokaustit si një e keqe totale”.

“Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, 27 janar, dhe 80 vjet pas çlirimit të Aushvicit, ne kujtojmë dhe u japim homazhe 6 milionë hebrenjve dhe të gjithë të tjerëve që u persekutuan dhe u vranë nga regjimi nazist, aleatët dhe bashkëpunëtorët e tyre…

Jetojmë në një kohë të ngjarjeve dinamike politike dhe ekonomike që përcaktojnë të ardhmen tonë dhe që fatkeqësisht ndërhyjnë në të kaluarën tonë.

Revizionizmi historik dhe relativizimi i ngjarjeve të kaluara, të sponsorizuara apo të nxitura nga aparati shtetëror, janë realitet”, tha Sadikario.