Basha thirrje socialistëve: Mos pranoni të zvarriteni prap si derra në lluc
Me shprehjen 7 herë 7 baraz me 313 drejtuesi demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha ka kërkuar votën e qytetarëve të Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit. Teksa u kërkon qytetarëve që të mos i besojnë një mandati të katërt PS, u kërkon që të mos mbështesin as PD. “Shiko ilaçet që shkruan doktori tani, dhe s’ka […]

Me shprehjen 7 herë 7 baraz me 313 drejtuesi demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha ka kërkuar votën e qytetarëve të Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa u kërkon qytetarëve që të mos i besojnë një mandati të katërt PS, u kërkon që të mos mbështesin as PD.
“Shiko ilaçet që shkruan doktori tani, dhe s’ka faj mosha bën të vetën. Ilaç kundër korrupsionit duke nxjerrë Ilir Metën nga burgu.”Para euroatlantikëve të Elbasanit, Basha thotë se vetëm ai së bashku me SPAK mund ta luftojë korrupsionin.“I madh e i vogël e kanë përkthyer refrenin e famshëm 7*7=313.”
Përveç euroatlantikeve, Basha kërkoi edhe mbështetjen e socialisteve.
“Mos pranoni të zvarriteni prap si derra në lluc.”
Lulzim Basha thotë se me votën e euroatlantikëve në Shqipëri do të mposhtë Ramën dhe Berishën me 11 Maj, duke shprehur bindjen se në këtë mënyrë vendi do të ketë një ekonomi dhe drejtësi me të fortë./ Klan News