Rita Ora largohet nga agjencia e Kate Moss pas shtatë vitesh bashkëpunim

Rita Ora thuhet se është ndarë nga agjencia e modelimit të Kate Moss pas shtatë vitesh, duke u bërë emri i fundit i njohur që largohet nga firma. Këngëtarja 34-vjeçare iu bashkua agjencisë në vitin 2018, por tani po zhvendos fokusin drejt bashkëpunimeve me marka globale, pas një marrëveshjeje të re me firmën amerikane “Range […]

maj 4, 2025 - 20:00
 0  1
Rita Ora largohet nga agjencia e Kate Moss pas shtatë vitesh bashkëpunim

Rita Ora thuhet se është ndarë nga agjencia e modelimit të Kate Moss pas shtatë vitesh, duke u bërë emri i fundit i njohur që largohet nga firma.

Këngëtarja 34-vjeçare iu bashkua agjencisë në vitin 2018, por tani po zhvendos fokusin drejt bashkëpunimeve me marka globale, pas një marrëveshjeje të re me firmën amerikane “Range Media”, që menaxhon të gjitha aspektet e karrierës së saj.

Një burim për The Sun tha: “Rita dhe Kate janë ende shoqe, por ishte koha që të ndanin rrugët profesionalisht. Ishte një vendim i arsyeshëm për Ritën që t’i ketë të gjitha marrëveshjet në një vend”, shkruan DailyMail.

Sipas burimit, Kate ka qenë një mentore e shkëlqyer për Ritën gjatë qëndrimit të saj në industri.

Ndërkohë, edhe modele të tjera si Ella Richards – mbesa e Keith Richards dhe kumbare e Kate – janë zhdukur nga faqja zyrtare e agjencisë.

Pavarësisht largimeve, agjencia e Kate Moss vijon të jetë një biznes i suksesshëm. E themeluar në vitin 2016, agjencia regjistroi 4.3 milionë paund (afërsisht 5 milionë euro) fitim në vitin 2023, ndërsa asetet neto u rritën në mbi 4.3 milionë paund.

Kate, e cila e nisi biznesin ndërkohë që vajza e saj Lila po hynte në industrinë e modës, është përqendruar në menaxhimin afatgjatë të talenteve.

“Dua të përqendrohem në ndërtimin e karrierave, jo vetëm në drejtimin e një agjencie”, thuhet në faqen e kompanisë së saj. /Telegrafi/