Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s: Paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë pjesë në takimin me Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s. Kryefjalë e këtij takimi ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate të NATO-s për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri shkruan se ka shprehur […]

shkurt 13, 2025 - 20:00
 0  5
Pirro Vengu në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s: Paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë pjesë në takimin me Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s.

Kryefjalë e këtij takimi ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate të NATO-s për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri shkruan se ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejnë në më shumë kapacitete operacionale, ringjallje të industrisë ushtarake dhe infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.

Reagimi i plotë:

Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ku kryefjala ishte rritja e domosdoshme e kontributeve dhe kapaciteteve të vendeve aleate, në dritën e negociatave për një paqe të qëndrueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nën impulsin e ri amerikan, pritshmëritë janë të larta për një përpjekje më të madhe të vendeve evropiane në forcimin e kapaciteteve luftarake dhe marrjen e përgjegjësive të reja për mbrojtjen e kontinentit.

Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë që shtimin e burimeve financiare për mbrojtjen ta përkthejmë në:

më shumë kapacitete operacionale,

ringjallje të industrisë ushtarake,

infrastrukturë në mbështetje të modernizimit të forcave tona dhe në funksion të Aleancës.

Në këtë kontekst, një industri ushtarake reaguese është kyçe për të prodhuar armatimin, municionet dhe pajisjet e nevojshme.

Gjithashtu, theksova nevojën për vigjilencë të shtuar të Aleancës në Evropën Juglindore, veçanërisht në raport me Kosovën, si dhe në zonën Adriatiko-Joniane, ku planet aleate meritojnë të përditësohen me veprime të reja strategjike përballë sfidave të shumta hibride me të cilat po përballemi.