Sali: Reformat maten me rezultate konkrete
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali deklaroi sot se, reformat maten me rezultate konkrete. “Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucione...
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali deklaroi sot se, reformat maten me rezultate konkrete.
“Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucioneve qasje më të shpejtë në ekspertizë të specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Agjendës së Reformave.
Ekspertiza është mbështetje e rëndësishme, por përgjegjësia mbetet tek ne: ne i përcaktojmë prioritetet, ne e udhëheqim procesin dhe ne duhet t’i zbatojmë rezultatet.
Qëllimi është i qartë – reforma në kohë, institucione më funksionale, rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe progres më i shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, u shpreh ai. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.