Sejdiu: Ne e ndaluam vendimin e Kushtetueses, nuk u ndalua nga tenda
Blerim Sejdiu tha se, VLEN nuk e ka fajin për gjuhën shqipe dhe shtoi se, ishin ata që me mekanizmat e tyre në Qeveri por edhe politike, e ndaluan vendimin The post Sejdiu: Ne e ndaluam vendimin e Kushtetueses, nuk u ndalua nga tenda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Blerim Sejdiu tha se, VLEN nuk e ka fajin për gjuhën shqipe dhe shtoi se, ishin ata që me mekanizmat e tyre në Qeveri por edhe politike, e ndaluan vendimin e Kushtetueses, përcjell TV21. Sjediu tha se kjo nuk u ndalua nga tendat pasi siç thotë, opozitës nuk i dhimbset aspak gjuha shqipe dhe flamuri.
“Në nuk kemi asnjë faj në këtë drejtim, ne vetëm e bëjmë punën tonë që sot me mekanizmat tonë në Qeveri, edhe politike por edhe institucionale jemi duke e ndaluar një gjë të tillë dhe ia arritëm qëllimit. A ka ndonjë njeri në këtë shtet që mendon se prej tendës është ndalu kjo. Nuk ndalohet atje e as nuk fillohet atje e aa nuk zgjidhet prej atje. Ajo është një keqpërdorim politik për të keqpërdorur edhe ata njerëz që i marrin pas vete për përfitime të tyre. Atyre nuk u dhimbset aspak gjuha shqipe e as flamuri” tha Sejdiu në Daily Click.
Sejdiu tha se, për tu anëtarësuar Maqedonia në Bashkimin Evropian, duhet t’i tejkalojë problemet me fqinjin bullgar, që siç tha Sejdiu, këto probleme duhet zgjidhur shpejt. Tutje, ai tha janë të sigurt se Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së gjatë këtij mandati.
“Mendoj se ka një çfarë dakordësie që Maqedonia të gjejë rrugën e vetme që e ka dhe për të gjetur këtë rrugë duhet t’i tejkalojë problemet që i ka me fqinjët, në këtë rast, me bullgarët dhe pasi edhe VLEN edhe të tjerët thonë se do të anëtarësohet ndoshta gjatë këtij mandati Maqedonia në Unionin Evropian, duhet të zgjidhet shpejt kjo problematikë se nëse ne themi se do të anëtarësohemi në Unionin Europian kaq shpejt dhe jemi të sigurt, do të thotë se jemi të sigurt se edhe ky problem do të zgjidhet”, tha Sejdiu.
The post Sejdiu: Ne e ndaluam vendimin e Kushtetueses, nuk u ndalua nga tenda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .