Sekuestrimi i mbi 10 kilogramëve kokainë, Sveçla: Kri*met do të luftoh*en pa dallim – të gjithë do të sillen para ligjit
Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se i dyshuari i cili është arrestuar është i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale. Sveçla ka përgëzuar edhe
Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor.
Lidhur me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se i dyshuari i cili është arrestuar është i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale.
Ministri ka shtuar se të gjithë që kryejnë vepra penale do të sillen para ligjit.
“Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarësisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”, u shpreh ministri Sveçla.