Sela uron Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhje
Ziadin Sela ka uruar Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhje. Sela uroi edhe qytetarët e Kosovës, që siç tha pati një interesim të jashtëzakonshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, përcjell TV21. Tutje, ai theksoi se dëshiron që sa më shpejtë Kosova të ketë institucione stabile dhe në progres. !Urime të gjithë qytetarëve të Republikës […]
Ziadin Sela ka uruar Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhje. Sela uroi edhe qytetarët e Kosovës, që siç tha pati një interesim të jashtëzakonshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, përcjell TV21.
Tutje, ai theksoi se dëshiron që sa më shpejtë Kosova të ketë institucione stabile dhe në progres.
!Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për zhvillimin e një procesi zgjedhor, demokratik, me standarde të larta edhe një interesim të jashtëzakonshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Uroj Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe rrezultatin e shënuar. Përgëzojmë edhe subjektet dhe pjesëmarrësit e tjerë në këto zgjedhje për kapacitetet demokratike dhe vlerat që dëshmuan gjatë dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Dëshirojmë që sa më shpejtë ta shohim Kosovën me institicione të kompletuara, stabile dhe me një progres në të gjitha fushat dhe bashkërisht të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian dhe kombeve të zhvilluara demokratike!, tha Sela.