Selmanaj: Shumë mirë që Vjosa Osmani ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve të Kosovës
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shkruar për fjalimin e presidentes Vjosa Osmanit në Kuvend. Ai tha se ishte shumë mirë, por që vonë. “Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, shkroi Selmanaj. Postimi i Selmanajt: Tashmë gjithçka
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shkruar për fjalimin e presidentes Vjosa Osmanit në Kuvend.
Ai tha se ishte shumë mirë, por që vonë.
“Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, shkroi Selmanaj.
Postimi i Selmanajt:
Tashmë gjithçka është e qartë.
Në njërën anë është LDK-ja, parti shtetformuese, që ka hisen kryesore në themelimin dhe pavarësimin e Kosovës. Themeluese e shumicës së institucioneve të Kosovës, konsoliduese e shtetësisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe thellimit të bashkëpunimit me aleatët e përhershëm si SHBA, Britania, BE-ja, NATO etj.
Ndërsa, në anën tjetër është Vetëvendosje, e cila e mohoi dhe luftoi pavarësinë, flamurin, himnin dhe të gjithë shtetin e Kosovës, sulmoi institucionet e Kosovës, shkatërroj aleancat e Kosovës dhe e futi vendin nën sanksione dhe izolim ndërkombëtar.
Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës.
Tashmë kjo ndarje është e qartë edhe për secilin votues. Zgjedhjen e bëjnë më 9 shkurt.