Krasniqi: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova – do i realizojë premtimet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur bindjen e tij të plotë se Bedri Hamza, është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova pas zgjedhjeve të shkurtit. Ai u shpreh se Hamza do t’i realizojë premtimet e tij ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën sa ishte pjesë e institucioneve ”Unë besoj

dhjetor 24, 2024 - 13:00
 0  4
Krasniqi: Hamza, kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova – do i realizojë premtimet
krasniqi:-hamza,-kryeministri-me-i-mire-qe-mund-ta-kete-kosova-–-do-i-realizoje-premtimet

krasniqi:-hamza,-kryeministri-me-i-mire-qe-mund-ta-kete-kosova-–-do-i-realizoje-premtimet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur bindjen e tij të plotë se Bedri Hamza, është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova pas zgjedhjeve të shkurtit.

Ai u shpreh se Hamza do t’i realizojë premtimet e tij ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën sa ishte pjesë e institucioneve

”Unë besoj në ekip dhe mendoj që udhëheqësi ma i mirë i ekipit për të cilin ka nevojë Kosova sot është Bedri Hamza”.

”Jam i bindur që krejt ato çka i ka premtu, ashtu siç i ka realizu edhe në të kaluarën”.

”Jam i bindur plotësisht që kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot është Bedri Hamza”.

Ai foli edhe mbi arsyen pse zgjodhi që dikush tjetër t’i rreket garës për kryeministër e jo vet ai si kryetar i PDK-së.

”Kam besu që vendit i duhet një lider i qeverisë, i cili vërtetë e ka edhe bagazhin edhe përvojën edhe profesionalizmin, dëshminë e ndershmërinë që mundet vërtetë me i trajtu dhe me u dhënë përgjigjie temave që me të vërtetë janë të preokupuara familjet kosovare”.