Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje të reja për “Front Online” lidhur me rastin. Borovci tha se i dyshuari tjetër është në kërkim policor, derisa

Nëntor 21, 2024 - 18:00
 0  6
Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet
te-shtenat-me-arme-ne-prishtine,-policia:-identifikohen-dy-te-dyshuar,-njeri-arrestohet

te-shtenat-me-arme-ne-prishtine,-policia:-identifikohen-dy-te-dyshuar,-njeri-arrestohet


Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje të reja për “Front Online” lidhur me rastin.

Borovci tha se i dyshuari tjetër është në kërkim policor, derisa është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfshirë në rast.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, deklaroi Borovci./Front Online