Serbia hap rrugën për projektin “problematik” që udhëhiqet nga dhëndri i Trumpit

Parlamenti i Serbisë ka miratuar një ligj që hap rrugën për një projekt të diskutueshëm ndërtimi pronash, i udhëhequr nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Beograd, shkruan BBC. Kompania e tij, Affinity Partners, synon të ndërtojë një hotel luksoz dhe një kompleks apartamentesh në vendin ku ndodhej ish-shtabi i Ushtrisë Jugosllave.

Nëntor 8, 2025 - 12:30
 0
Serbia hap rrugën për projektin “problematik” që udhëhiqet nga dhëndri i Trumpit
Serbia hap rrugën për projektin “problematik” që udhëhiqet nga dhëndri i Trumpit

Serbia hap rrugën për projektin “problematik” që udhëhiqet nga dhëndri i Trumpit

Parlamenti i Serbisë ka miratuar një ligj që hap rrugën për një projekt të diskutueshëm ndërtimi pronash, i udhëhequr nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Beograd, shkruan BBC.

Kompania e tij, Affinity Partners, synon të ndërtojë një hotel luksoz dhe një kompleks apartamentesh në vendin ku ndodhej ish-shtabi i Ushtrisë Jugosllave.

Objekti i rrënuar u bombardua nga forcat e NATO-s në vitin 1999 gjatë ndërhyrjes për të ndaluar fushatën ushtarake të Serbisë në Kosovë. Për shumë serbë, ajo ka vlerë simbolike dhe shihet si një memorial i qëndresës ndaj NATO-s, vijon shkrimi i mediumit britanik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbështeti planet pavarësisht protestave dhe sfidave ligjore.

Vitin e kaluar, qeveria serbe hoqi statusin mbrojtës të ndërtesës dhe nënshkroi një kontratë qiraje 99-vjeçare me kompaninë e Kushnerit, e cila ka planifikuar një investim prej 500 milionë dollarësh (rreth 380 milionë funte).

Vendimi shkaktoi demonstrata dhe çoi në një hetim mbi dyshimet se një zyrtar serb kishte falsifikuar dokumente gjatë procesit të ndryshimit të statusit të ndërtesës.

Ky vendim vjen ndërkohë që qeveria e Vuçiçit përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira si me Uashingtonin, ashtu edhe me Moskën. Serbia është prekur si nga tarifat e Trumpit, ashtu edhe nga sanksionet ndaj interesave ruse në vend, përfshirë rafinerinë e saj të vetme të naftës, Nafte Industrija Srbije, e cila është kryesisht në pronësi ruse.