E dhimbshme: Vdes në moshë të re Enes Ajeti nga Gjilani

Ka vdekur në moshë të re, Enes Ajeti, nga Gjilani. Ajeti ishte një njeri i respektuar nga të gjithë ata që e kanë pasur mundësinë ta njohin. Enisi ka shërbyer për shumë vite në institucionet bankare të qytetit të Gjilanit, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe një imazh të shëndoshë si një punëtor […]

shtator 25, 2025 - 10:30
 0
E dhimbshme: Vdes në moshë të re Enes Ajeti nga Gjilani

Ka vdekur në moshë të re, Enes Ajeti, nga Gjilani.

Ajeti ishte një njeri i respektuar nga të gjithë ata që e kanë pasur mundësinë ta njohin.

Enisi ka shërbyer për shumë vite në institucionet bankare të qytetit të Gjilanit, duke lënë pas një karrierë të suksesshme dhe një imazh të shëndoshë si një punëtor i dalluar dhe i përkushtuar.

Ky është njoftimi i familjes:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vëllaut tonë të dashur, Enes Ajeti.

Në këtë moment të dhimbshëm, lutemi që Allahu i Madhrishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenet.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë.

Për ata që duan të ndihmojnë në organizimin e varrimit, mund të kontaktojnë familjen.

U prehsh në paqe, Enes.