Seriozisht beson VLEN se Ahmeti do të merret me broçkullat e tyre dhe të arsyetohet pse u krijua Aleanca Kombëtare?

Koalicioni mes Arben Taravarit, Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit është vënë nën akuzë nga VLEN, e cila e cilëson këtë si një aleancë të dëshpëruar pas disfatës që i pret The post Seriozisht beson VLEN se Ahmeti do të merret me broçkullat e tyre dhe të arsyetohet pse u krijua Aleanca Kombëtare? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 11:00
 0
Seriozisht beson VLEN se Ahmeti do të merret me broçkullat e tyre dhe të arsyetohet pse u krijua Aleanca Kombëtare?

Koalicioni mes Arben Taravarit, Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit është vënë nën akuzë nga VLEN, e cila e cilëson këtë si një aleancë të dëshpëruar pas disfatës që i pret më 19 tetor.

“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim. Sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas tyre, Ali Ahmeti ka ende borxhe politike ndaj opinionit publik.
“Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur non grata nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar?” pyet VLEN.

Në reagim shtohet se BDI tashmë është e diskredituar edhe në sytë e ndërkombëtarëve.
“Bota tashmë e di kush është BDI. Vetëm këta, me metodat e atij që iku nga drejtësia për korrupsion, mendojnë se ende mund t’i mashtrojnë shqiptarët,” thekson VLEN.

Sipas tyre, përgjigjja më 19 tetor do të jetë e qartë. “Por më 19 tetor, përgjigjja do të jetë e qartë dhe e merituar,” përfundon reagimi i VLEN-it.

Por, analisti Gent Aliu ky diskurs i VLEN-it tregon qartë se koalicioni i tyre është në krizë identitare. Sipas tij, Arben Taravari që deri dje ishte bashkë me ta në VLEN, braktisi këtë kolaicion për shkak të dështimit, nënshtrimit ndaj VMRO-DPMN-së dhe mossjelljen e ndrshimit të premtuar, dhe sot, VLEN paska sensin të kërkon llogari për bashkimin e forcave mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit.

“VLEN ndodhet në një qorrsokak dhe ka humbur kontrollin mbi rrjedhën politike. Nuk kanë as strategji veprimi dhe as qëllime afatgjata. Sillet si pa kry sot për sot,” tha Aliu.

Ai kritikoi pritshmëritë e VLEN-it për përgjigje nga Ali Ahmeti në lidhje me bashkëpunimin e tij me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin:
“Të kërkosh përgjigje nga Ali Ahmeti pse u bashku me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin për t’i bërë karshillëk VMRO-DPMNE-së në ofansivën e tyre antishqiptare, do të thotë të mos kesh as konceptin minimal të sensit në raport me opinionin publik.”

Aliu kujtoi edhe rolin e Arben Taravarit dhe ASH-së brenda VLEN-it:
“Arben Taravari dhe ASH-ja e tij ishin në VLEN dhe Qeveri dhe u dorëhoqën për arsyet që i bëri publike: nënshtrimi i VLEN-it ndaj Mickoskit, degradimi i shqiptarëve nga kjo qeveri, defaktorizimi i plotë i VLEN-it përballë Mickoskit. Sot, këto mercenarë shqipfolës të Mickoskit dalin dhe kërkojnë llogari se pse shqiptarët u bashkuan kundër Mickoskit.”

Ai përfundoi duke theksuar mungesën e vizionit dhe udhëheqjes brenda VLEN-it:
“Është skandal në vetvete dhe flet qartë që VLEN nuk ka as piar të shëndoshë, as strategji, as koordinim dhe as busull se ku dëshirojnë të dalin. Thjesht, kreu i VLEN-it e humbi kontrollin.” Flaka

The post Seriozisht beson VLEN se Ahmeti do të merret me broçkullat e tyre dhe të arsyetohet pse u krijua Aleanca Kombëtare? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .