Shala: Çmimin e rrymës e ka ngritë Qeveria Kurti, ZRrE dorë e zgjatur e Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila miratoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%. Sipas tij, ky vendim është politik dhe reflekton ndërhyrjen e Qeverisë Kurti në institucionet e pavarura. “ZRRE ka implementuar vendimmarrjen e Qeverisë.

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  7
Shala: Çmimin e rrymës e ka ngritë Qeveria Kurti, ZRrE dorë e zgjatur e Kurtit
ferat-shala:-“superpuna”-ka-mbetur-nje-ballon-i-panjohur-qe-nuk-dijne-kujt-me-ia-dhane,-nuk-dihet-kush-sa-ka-marre-e-kush-sa-ka-fitu

ferat-shala:-“superpuna”-ka-mbetur-nje-ballon-i-panjohur-qe-nuk-dijne-kujt-me-ia-dhane,-nuk-dihet-kush-sa-ka-marre-e-kush-sa-ka-fitu


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila miratoi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Sipas tij, ky vendim është politik dhe reflekton ndërhyrjen e Qeverisë Kurti në institucionet e pavarura.

“ZRRE ka implementuar vendimmarrjen e Qeverisë. Ky institucion është një dorë e zgjatur e qeverisë, e ndikuar politikisht me pasoja tepër të mëdha për ekonominë e vendit me vendimet e saja” tha Shala.

Ai akuzoi qeverinë, duke thënë se ajo ka kërkuar ngritjen e çmimit të rrymës.

‘’Shtrenjtimin e energjisë e ka ngritë qeveria e Albin Kurtit’’ tha Shala.