Abrashi i VV-së: Nuk e ndryshojmë emrin për kryeparlamentar, opozita të reflektojë
Lëvizja Vetëvendosje as në seancën e nesërme nuk do të zmbrapset nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi. Abrashi tha për RTV21 se presin që partitë e deritashme opozitare të rreflektojnë deri në nesër dhe ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare pasi që nuk


Lëvizja Vetëvendosje as në seancën e nesërme nuk do të zmbrapset nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi.
Abrashi tha për RTV21 se presin që partitë e deritashme opozitare të rreflektojnë deri në nesër dhe ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare pasi që nuk ka asnjë arsye për mos votimin e saj.
Sipas tij, opozita është ajo që po e bllokon konstiutimin e Kuvendit pa nevojshëm.
“Siç e kemi thënë prej ditës së parë emri i LVV-së si propozim për kryetare të Kuvendit vazhdon ë jetë Albulena Haxhiu kjo e drejtë është e përcaktuar dhe qartësuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese saktësisht me interpretimin e saj dhe se këtu ne më nuk kemi këtu asnjë diskutim sa i përket këtij emri. Debatet që po i bëjnë partitë opozitare të vetëdijshme për detyrimin që e kanë për më marrë pjesë në votim është duke i kontribuar situatës së bllokimit prandaj mendojmë se opozita duhet të reflektojë sepse këtë bllokadë ne s’mund ta marrim si shembull që më pas të reflektojw një reagim aq proporcional nga ana jonë për çështjen e nënkryetareve kur ne i kushtëzojmë ata pastaj emra ra të nënkryetareve. Pra është absurd ky qëndrim. Atë duhet më përkrahë emrin e znj.Haxhiu, me kalu në votim. Çështja e formomi të kryesisë është obligim për të gjithë. Nuk mund të hyjmë lojwra të opozitës ata janë të vetëdijshme që drejta jonë me përcaktu kandidatin si ne duam është çështje e vullnetin tonë e jo e tyre ka një rend këtu. Prandaj uroj të reflektojnë sa më shpejtë sepse gjitha arsyetimet për mosvotimin e Albulena Haxhiu janë të paqëndrueshme ajo është person i dëshmuar që ka një përvojë në jetën parlamentare”, tha Abrashi për RTV21.
I pyetur nëse janë të gatshëm për bisedime me partitë e tjera drejt arritjes së një zgjidhjeje, Abrashi tha se “Jemi të gatshme të dalim nga kjo situatë të thërrasim në takim por jo të jemi pres e këtij presioni e shantazhi që vjen si bllokadë nga ana e partive opozitare uroj deri nesër të ketë reflektim dhe të dalim nga kjo situatë e panevojshme”., tha Abrashi.RTV21.