Shala: Fjalitë motivuese janë të kota nëse nuk përcjellen me veprime

Gent Shala, i njohur nga të rinjtë në Kosovë për videot përçuese motivuese ishte i ftuar sonte në emisionin “District” të Kanal10. Se sa janë të rëndësishme mesazhet inkurajuese drejt suksesit, Shala tha se ato pa veprime mbesin asgjë. “Unë e kam një “problem” të vogel me folësit motivues. Mendoj se kjo pjesë është si

Nëntor 25, 2024 - 00:00
 0  6
Shala: Fjalitë motivuese janë të kota nëse nuk përcjellen me veprime
shala:-fjalite-motivuese-jane-te-kota-nese-nuk-percjellen-me-veprime

shala:-fjalite-motivuese-jane-te-kota-nese-nuk-percjellen-me-veprime

Gent Shala, i njohur nga të rinjtë në Kosovë për videot përçuese motivuese ishte i ftuar sonte në emisionin “District” të Kanal10.

Se sa janë të rëndësishme mesazhet inkurajuese drejt suksesit, Shala tha se ato pa veprime mbesin asgjë.

“Unë e kam një “problem” të vogel me folësit motivues. Mendoj se kjo pjesë është si kafja në mëngjes, ta jep një energji të vogël por aq është. Këto fjalët motivuese “ti mundesh me bo”, “ti mundesh me arrit në të ardhmen”, mendoj se janë fjalë të kota nëse nuk përcjellen me veprime” deklaroi ai.

“Me fol edhe me bo janë dy sene që shumë kanë dallim me njëra-tjetrën. Shumica e fjalëve duhet me dal në veprime”, tha ai.