Voziti 117 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h, policia i jep gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe i ndalon vozitjen për 3 muaj
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 117
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 117 km/h.
Në njoftimin e policisë thuhet; “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë
Postimi i plotë: