Shasivari: Me Bekim Salin diskutuam për reformat në drejtësi dhe agjendën evropian
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ku në fokus kanë qenë reformat në drejtësi dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit e...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ku në fokus kanë qenë reformat në drejtësi dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.
Shasivari bëri të ditur se në takim është diskutuar për aktivitetet dhe obligimet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të agjendës evropiane, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore.
“Një nga prioritetet tona mbetet zbatimi dhe rishikimi i hapave të paraparë në Agjendën e Reformave 2024–2027”, ka deklaruar Shasivari.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë koordinimin me institucionet përkatëse për realizimin efikas të obligimeve, me përgjegjësi të qarta dhe me synim përshpejtimin e reformave.
“ Mbetemi të përkushtuar në avancimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Shasivari. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.