Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena. Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në […]

shtator 30, 2025 - 13:00
 0
Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës. Nëpërmjet një shkrese zyrtare, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve. Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.