Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Financave

Është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave  zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero. Ajo mbante këtë post prej shkurtit 2020, ndërsa me herët ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Në mbështetje të […]

Nëntor 27, 2024 - 18:00
 0  7
Shkarkohet nga detyra zëvendësministrja e Financave

Është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave  zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Ajo mbante këtë post prej shkurtit 2020, ndërsa me herët ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.