Shkolla “Penko” mbetet me një paralele më pak në shqip, disa nxënës kthehen mbrapsht

Viti i ri shkollor ka nisur me paqartësi për një pjesë të prindërve të nxënësve të cilët deri në minutën e fundit mbetën duke pritur informacion nëse fëmija e tyre do të arrijë të regjistrohet si fillorist në shkollën fillore “Petar Zdravko...

shtator 1, 2026 - 23:00
Shkolla “Penko” mbetet me një paralele më pak në shqip, disa nxënës kthehen mbrapsht

Viti i ri shkollor ka nisur me paqartësi për një pjesë të prindërve të nxënësve të cilët deri në minutën e fundit mbetën duke pritur informacion nëse fëmija e tyre do të arrijë të regjistrohet si fillorist në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko” në Butel të Shkupit.

Në këto lista të vendosura pranë shkollës fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, janë të vendosura emrat e fëmijëve të cilët janë pranuar në klasën e parë. Bazuar në këto të dhëna, paralelja e pestë në gjuhën shqipe e cila është mbyllur, nuk është rikthyer më. Ndërkohë, zgjidhja e cila u dha nga autoritetet, nuk përputhet me situatën aktuale, pasi vetëm një numër i vogël i nxënësve është pranuar. Ndërkohe disa fëmijë janë kthyer nga dera e shkollës, me arsyetimin se presin përgjigje nesër nëse janë pranuar ose jo”, thotë Ilirida Sulejmani, Gazetare.

Që nxënësit janë kthyer mbrapsht nga dyert e shkollës konfirmon edhe mësimdhënësja në Penko, Hatixhe Topalli. Sipas saj arsyetimi i shkollës ka qenë se nuk ka ende dokument zyrtar nga Minsitria e Arsimit për zgjidhje.

“Sivjet nuk po na rikthehet një klasë, është mbyllur  paralelja e klasës së parë, ka qenë me radhë paralelja e pestë. Nuk do të thotë me shkuarjen e një mësimdhënësi në pension edhe paralelja t’i shuhet.01:27-01:36Shumica e prindërve përsëri janë kthyer. Një numër i vogël prej Çairit, sa e di, tani nuk mundem të them zyrtarisht asgjë sakt. Disa janë kthyer, ju thanë për nesër të vijnë edhe një herë.02:14-02:32 Prindërit ashtu siç kanë deklaruar, kur kanë ardhur sot të regjistrohen për klasën e parë, u është thënë se ne nuk kemi dokument zyrtar nga Ministria e Arsimit, atë që e keni parë ka qenë vetëm nëpër rrjetet sociale”, deklaroi Hatixhe Topalli, mësuese.

Prindërit shprehen të pakënaqur dhe të shqetësuar, duke e cilësuar  këtë situatë si të pakuptimtë. Presin që në ditët në vijim të qartësohet gjithçka.

“Kjo situatë kundrejt këtyre palës tjetër nuk është e drejtë.00:13-00:27 Kanë mundësi paralele të kenë plus, t’i balancojnë deri në 20 nxënës shqiptarët, situata duhet të jetë ashtu, por tani të shohim, besoj do të rregullohet. E pakuptimtë, po, e pakuptimtë është situata”, tha një prind.

“Nuk e shoh të arsyeshme në një klasë 30 vetë të jenë, sepse fëmijët tani kanë nxehtë, koha është e nxehtë, nuk kanë kushte si duhet, pikë se pari Penko nuk i ka kushtet si duhet far.00:41-00:46 Për paralelet katastrofë nuk më duket e përshtatshme fare.00:04-00:12Kur doja ta regjistroja vajzën e dytë, nuk donte që ta pranonte sepse i ka ndryshuar komuna vendbanimet”, u shpreh një prind tjetër.

“Partitë shqiptare nuk punojnë, si mundet te maqedonët 10 nxënës, te shqiptarët 20 nxënës”, thotë një prind.

Klasat e para në gjuhën shqipe numërojnë gjithsej 90 nxënës të ndarë nga 20 deri në 24 nxënës në një klasë. Në gjuhën turke janë regjistruar 18 nxënës, ndërsa në gjuhën maqedonase 14 nxënës, por asnjëri prej tyre nuk është maqedonas. Kjo paralele përbëhet nga fëmijë të komunitetit turk, rom dhe boshnjak. Ndërkohë, prindërit kërkojnë transparencë, pasi  shumë familje ende nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të mund ta nisin vitin e ri shkollor në këtë shkollë. Situata në “Penko” vë qartë në dukje se zgjidhja e cila ditë më parë u shit si e arritur nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani në fakt nuk është zgjidhur dhe aq më pak të jetë gjetur zgjidhje e koordinuar me mes ministrisë dhe Komunës së Buteli./Alsat.mk.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.